Një sulm me raketa i atribuar Iranit ka lënë të plagosur 12 ushtarë amerikanë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas goditjes së një baze ushtarake të SHBA në Arabinë Saudite.
Sipas një zyrtari amerikan, i cituar nga Reuters, sulmi shënjestroi Bazën Ajrore dhe u përdorën dronë. Sulmi shkaktoi dëme në disa avionë amerikanë të furnizimit me karburant.
Kjo nuk është hera e parë që baza ajrore sulmohet. Më 1 mars, rreshteri amerikan Benjamin N. Pennington, 26 vjeç, u plagos në një sulm të ngjashëm në të njëjtën bazë dhe ndërroi jetë disa ditë më vonë.
Sipas të dhënave të deritanishme, të paktën 303 pjesëtarë të personelit amerikan janë plagosur gjatë konfliktit të lidhur me Iranin, duke reflektuar përshkallëzimin e situatës së sigurisë në rajon.


