Deklaratat e Davide Frattesi, i cili hodhi poshtë zërat e merkatos për largim nga Interi, u vlerësuan edhe nga trajneri Simone Inzaghi në dhomat e zhveshjes së stadiumit “Via del Mare”: “Vitin e kaluar, Frattesi dhe Carlos Augusto ishin sekreti i yllit të dytë.
E vërteta është që kemi një grup të shkëlqyer. Marrëdhënia me Davide është e shkëlqyer. Vitin e kaluar ai ishte vendimtar për titullin kampion. Ka pasur një problem të vogël fizik kohët e fundit, por luajti shumë mirë si në Pragë, kur hyri në lojë, ashtu edhe sonte”.
Inzaghi pati fjalë pozitive edhe për pjesën tjetër të skuadrës: “Patëm një qasje të shkëlqyer. Të mërkurën u kthyem në agim nga Praga dhe në dy ditë organizuam një ndeshje serioze. Na anuluan dy gola për disa centimetra, por duhet të vazhdojmë kështu.
Djema japin gjithçka dhe janë të jashtëzakonshëm. Titulli kampion? Napoli dhe Atalanta po bëjnë diçka të jashtëzakonshme, kanë trajnerë të shkëlqyer dhe dinë të luajnë futboll. Respekt për të gjithë, por frikë nga askush”.
Në fund, ai siguroi për gjendjen e Barella: “Mori një goditje të fortë, por duket se është kaluar, nuk ka alarme”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.