Duke filluar nga 17 marsi, çdo të hënë dhe të mërkurë, emisioni më i ri në Neës24, “Tak Fak” vjen nën prezantimin e dy moderatorëve të njohur, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, të cilët do të punojnë me një staf gazetarësh investigativë dhe do të jenë pranë jush për çdo problem që hasni e nuk gjeni zgjidhje.
Dy moderatorët zbuluan në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, detaje se si lindi ideja për emisionin dhe emrin “Tak Fak”.
Pjesë nga biseda në studio:
Devi Muka: Shohim që publikun e ka marrë malli, edhe mamin tim e ka marrë malli të më shohë në televizor. Publikun e ka marrë malli sepse ne kemi një stil dhe bëjmë gjëra që populli i ka qejf, ia dimë gjuhën popullit se çfarë dëshmish e kërkesash ka dhe përpiqemi që këtë t’ia transmetojmë përmes mënyrës tonë.
Dorian Ramaliu: Pjesa e investigimit është kryesore. Ka qenë e vështirë derisa është mbledhur stafi i ngushtë. Duhen falënderuar të gjithë sepse kemi pasur një mbështetje maksimale. Këtë punë e bëjmë me shumë dashuri. Mund të kishim edhe një format ndryshe emisioni por sa i ka marrë publikun malli për ne na ka marrë edhe ne malli, ndaj menduam që të qëndronim në linjat tona.
Devi Muka: Të hënën në orën 20:00 do të jemi në transmetim.
Dorian Ramaliu: Ishim me Presidentin Hysenbelliu, ishte ndër takimet e para dhe na ka dhënë suport maksimal. Kur po dilnim nga dera, ai propozoi “Tik Tak”, por përfunduam në “Tak Fak” ishte diçka që duket sikur e kishim në kokë të tre. Kështu lindi dhe u vendos aty për aty.
Devi Muka: Tak Fak ngjit sepse është një zhargon popullor që e përdorim çdo ditë. Tak Fak i rri si emër si në shpi të vet sepse hallet e popullit dhe çdo bela ne do të përpiqemi tu përgjigjemi tak fak e ta zgjidhim tak fak.
Dorian Ramaliu: Fillimisht do të jemi dy herë në javë, të hënë dhe të mërkurë dhe kohëzgjatja do të jetë një orë, pra nga ora 20:00 deri në orën 21:00. Jemi përpjekur që të përzgjedhim një larmishmëri temash, do të kemi edhe pjesën artistike që të ketë larmishmëri gjithçka. Do të mundohemi të prekim të gjitha fushatat. Do të përpiqemi të bëjmë maksimumin.