Almakos ka realizuar një intervistë me drejtorin e “Teatrit Shqiptar” në Shkup, Ylber Murtezi, për çka kemi biseduar lidhur me karrierën e tij, si dhe kur do të ndodhë hapja zyrtare e objektit të ri të tetarit në Shkup.
Por, kush është Ylber Murtezi?
Ylber Murtezi ka lindur në fshatin Opajë, komuna e Likovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në ‘ Zef Lush Marku” – Shkup, më pas ka vijuar me studime në “FAD” – Shkup. Në karrierën artistike ka zhvilluar mbi 103 role, kryesisht në teatër. Ka fituar disa çmime si për rol dytësor, ”Nënkrësbami” – Fier, ndërsa në rol inkryesor – ”Njerëz dhe minj”- Dibër. Më tej mirënjohje nga teatri shqiptar për kontributin e dhënë në vitin 2006. Ka qenë anëtar jurie ‘Çernodrinski”Prilep, po ashtu edhe anëtar jurie-” Shqipfilm fest”- Gjakovë.
Almakos: Si ju lindi ideja për aktrimin?
Murtezi: Ideja mbase nuk kishte lindur, thjeshte isha rritur si fëmije në dërrasat e teatrit dhe gremiornat e saj, duke e ndjekur prindin tim si aktor. Dhe ndonjeherë vetvetiu deshtëm ose jo, gjenit prindëror s’kemi ku ti ikim. Përveç prindit tim, stimulim dhe shtytje kryesore e kisha aktorin e madh, tanimë të ndjerë Sefedin Nuredini.
Almakos: Na flisni për rolet e juaja që i keni patur si aktor?
Murtezi: Zakonisht preferoj të ngjitem në piedestalin më të larte, duke ecur për toke, kjo gjithmonë ka qenë formula ime e suksesit. Që do të thotë se gjithmonë kam filluar karrierën nga rolet e vogla, mesatare dhe deri tek ato kryesore. E ceka edhe më lartë, janë diku 103 role deri në këtë moshë që kam, duke filluar si student e deri më tani. E gjithe kjo biografi e roleve, lirisht sot mund të gjendet në arkivin e teatrit shqiptar.
Almakos: Keni qenë zë kritik i shumë padrejtësive që kanë ndodhur në Tetarin Shqiptar, na tregoni për problematikat që i ka patur ky institucion i rëndësishëm për jetën kulturore të shqiptarëve?
Murtezi: Si aktor gjithmonë duhet prioritet dhe primare ta kemi zërin kritik ndaj devijimeve në shoqëri, por edhe në vetë institucionin ku punojmë. Të paktën unë mendoj se ky është misioni i aktorit, të ngrisim zërin ndaj padrejtësive. Për 14 vite, mbase disa më kanë llogaritur si “të çmendur”, “rebel”, por pasojat që kam përjetuar në lekurën time, mbase ndonjëherë do të vijë koha dhe do ti nxjerrë në siperfaqe. Realisht, ky institucion teatror, që dikur është llogaritur ambasador i kulturës mbarëshqiptare, viteve të 90-ta, që nga 2001 sikur e humbi primatin e institucionit nacional dhe u nivelizua me ato teatrot komunal, kështu duke humbur festivalet më të njohura botërore. Dhe tani që jam ushtrues detyre, drejtor i “Teatrit Shqiptar”, dhe që falenderoj njerëzit e FJALËS, që më dhanë besimin për ta udhëhequr këtë institucion dhe do të dalim faqebardhë, meqë kritika ime për 14 vite, nuk ka hasur në vesh të shurdhër, por ditëve në vazhdim presim leje pozitive nga komisioni perkatës. Me këtë mandat deri tani 40 ditësh, presim pas një golgote të gjatë, të manipulimeve, ta hapim “Teatrin Shqiptar” dhe të frymojmë lirshëm me art të mirfilltë.
Almakos: Tash më jeni drejtor në “Tetarin Shqiptar”, si u prit ky post nga kolegët tuaj, dhe cilat janë planet e juaja për të ardhmen?
Murtezi: Me kolegët gati 25 vite bashkepunojmë dhe natyrisht për mua AKTORI është mbi të gjitha. I kuptoj edhe rezervat e shfaqura meqë pas 18 viteve vjen ndryshimi. Sido që të jetë, ne do të bëjmë bashkë me kolegët KONCEPTIN 4 vjeçar për të ardhmen e teatrit dhe nuk mund të funksionojmë si” sulltan teatër”. Me rëndësi t’a kthejmë teatrin shqiptar të Shkupit, në binarë të duhur, aty ku e ka vendin, në piedestalin më të lartë.