Shkruan: Borjan Jovanovski
Shërbimet e inteligjencës ruse janë në një aksion të madh në përpjekje për të rifituar pozicionet pas dëbimit masiv të koordinuar të vitit të kaluar të oficerëve të inteligjencës ruse që punonin nën maskën diplomatike në Evropë. Në vitin 2022, më shumë se 400 oficerë të inteligjencës të regjistruar në disa vende evropiane si diplomatë u izoluan.
Javën e kaluar, Shërbimi i Sigurisë dhe Inteligjencës i Finlandës (SUPO) tha se dëbimi i oficerëve të inteligjencës ruse dhe refuzimi i vizave për zëvendësuesit e tyre kishte dobësuar ndjeshëm operacionet e inteligjencës së Moskës në rajonin nordik.
“Stacioni rus i inteligjencës në Finlandë është zvogëluar në rreth gjysmën e madhësisë së tij krahasuar me atë të mëparshmen që kishin vitin e kaluar,” tha drejtori i SUPO, Antti Peltari, duke shtuar se “Rusia tani po kërkon mënyra për të kompensuar mungesën përmes formave të tjera të operacioneve të fshehta në Evropë”./Analiza e plotë.