Të gjithë duam të paguajmë më pak për ujë, kuptohet të paguajmë çmim më të ulët, të kemi shpenzim më të ulët në muaj, por dikush për këto shërbime që na i ofron shpenzon para. Kjo do të thotë se shfrytëzohen disa para tjera të grumbulluara për mbulimin e shpenzimeve të këtilla. Pikërisht kjo reformë në NPK do të rezultojë me harmonizimin dhe balancimin mes këtyre dy palëve, e këto janë sociale dhe komerciale – deklaroi Stevo Temelkovski, zv/ministër i Mjedisit Jetësor.
Temelkovski shpreh nevojiten për reforma emergjente në ndërmarrjet publike komunale të cilat përveç stabilitetit financiar ndërmarrjeve duhet t’u sjellë edhe humbje më të vogël të ujit përmes të tre rrjeteve të ujësjellësit. Nga Komisioni rregullator për energjetikë shprehen se të gjitha vendimet që do të merren rreth kësaj risie, do të duhej doemos të kalojnë edhe në Këshillat e komunave.
Të gjithë ne duhet të presim vendosjen e sistemit efikas të përcaktimit të çmimeve që do të mundësojë nga ana e kompanive punë efikase, përmirësim të cilësisë së shërbimeve, e nga ana tjetër shërbime më të mira, më cilësore dhe çmime të kapshme për qytetarët – deklaroi Dimitar Petrov , kryetar i Komisionit rregullator Energjetik
Duhet të vendoset rend edhe me menaxhimin e ujërave të zeza që derdhen në lumenj.
Ekziston rreziku nga ndotja e truallit dhe kulturave bujqësore që i ujisin. Varet edhe nga ajo nëse kulturat bujqësore konsumohen të freskëta ose pas përpunimit termik. Nëse shfrytëzohet i freskët duhet të lahet mirë produkti bujqësor, duhet të lahet mirë me ujë të sigurt të pijshëm dhe më pas të konsumohet – tha Mihail Koçubovski nga Instituti për Shëndet Publik.
Më shumë se 80% e ujërave të zeza kthehen në natyre të patrajtuara. Sipas analizave të Institutit për shëndet publik, uji i pijshëm në Maqedoni është i sigurt. Sipas të dhënave të UNICEF-it, më shumë se 800 fëmijë deri në moshën 5 vjeçe vdesin për çdo ditë nga diarea që ka të bëjë me ujin e papërshtatshëm, përmirësimin dhe higjienën. Deri në vitin 2040, thuajse 600 milion fëmijë do të jetojnë në zona me resurse me kufizime të larta të ujit. Momentalisht 663 milionë njerëz në botë nuk kanë qasje në burimet përkatëse të ujit.
Verica Pavlovska

