24 Shkurt
Inspektorati i punës hyri sot në Gjykatën Penale pas kërkesës së ish shefit të Departamentit të burimeve njerëzore Goran Stamenkovski. Inspektorët kanë kontrolluar avancimin e tre kolegëve të tij nëpunës në administratë. Stamenkovski, i cili u shkarkua pak kohë më parë nga ish kryetari Vlladimir Pançevski, është pezulluar sërish nga puna nga ushtruesja e detyrës, Kryetare e Gjykatës Penale, Tatjana Mihajllova. Stamenkovski njoftoi se do të ngrejë kallëzim penal kundër saj për shpërdorim të detyrës zyrtare. Tani është dënuar edhe me pagë më të ulët. Sot në gjykatën civile u shty gjykimi për padinë e ngritur për mobing nga Stamenkovski ndaj Pançevskit. Avokatët e paditësit thonë se vazhdon mobingu ndaj Stamenkovskit.
Kryetarja për të cilën besojmë se është nën presion të ish kryetarit Pançevski, lëshon vendim për suspendimin e punonjësit. Pra, sot është informuar inspektorati i punës – tha avokati Zvonko Davidoviq.
Avokati Mito Sollakov që e përfaqëson Pançevskin, padinë kundër klientit të tij e cilëson si të pabazë. Ai madje akuzoi gazetarët se ushtrojë mobing ndaj ish kryetarit të Penales.
Pra, çfarë është kjo a nuk është mobing, këto media që paraqiten këtu. Qëllimi i tyre është ta diskreditojnë personalitetin e gjykatësit Pançevski dhe ky është abuzim i skajshëm dhe kjo është e gjithë situata – tha avokati tjetër, Dimitar Sollakov.
Goran Stamenkovskin, në pozitën e Shefit të Departamentit të Burimeve Njerëzore në Penalen e emëroi vetë Pançevski, derisa kryesonte me Gjykatën. Miqësia thuhet se u ndërpre pasi Stamenkovski mori pjesë në protestat e “Revolucionit shumëngjyrësh”. Gjykimi vazhdon më 16 mars.
Bojan Stojankovski
Powered by WPeMatico