Në Banjën e Katllanovës është dërguar një vendim i ri, me të cilin janë dhënë masa të reja në pajtim me gjendjen e re faktike dhe dokumentacionit shtesë nga ana e tyre, informuan nga Inspektorati Shtetëror Sanitar, transmeton Almakos.
“Në interesin e sigurimit të tretmanit të vazhdueshëm për mjekim të pacientëve, dhe në bazë të këtij vendimi, në Banjën e Katllanovës i lejohet kujdesi për persona që kanë nevojë për këtë lloj kure. Përndryshe, vendimi është sjell duke i marr parasysh dokumentet shtesë nga ana e Banjës së Katllanovës si dhe gjendjes momentale në banjat tjera në territorin e Republikës së Maqedonisë, si dhe faktit se është bërë lëshim në lidhje me rregullimin e shërbimeve shëndetësore të banjave në Ligjin për mbrojtjen shëndetësore nga viti 2012”, qëndron në njoftim./Almakos/