Ishte viti 2019 kur Alessandro Sandrini përqafoi prindërit e tij dhe falenderoi qeverinë italine që e kishte sjellë në shtëpi.
Alessandro Sandrini, një 32 vjeçar nga Brescia i cili u zhduk në Turqi në 2016, u shfaq në një video në 2018 të publikuar nga Site Intelligence Group, një kompani amerikane që monitoron aktivitetet online të organizatave xhihadiste.
Sipas faqes, Sandrini ishte marrë peng në Siri.
Në 53 sekonda të videos, italiani nga Brescia bëri një apel për institucionet në atë kohë:
“Situata është e patolerueshme dhe duhet të zgjidhet Ata më thanë se janë mërzitur dhe se do të më vrasin mua nëse gjërat nuk zgjidhen shpejt”.
Por tre vite më vonë rezulton se rrëmbimi i tij ishte një mashtrim.
I gjithë rrëmbimi ishte sajuar nga Sandrini,në bashkëpunim me një bandë prej tre personash, dy prej të cilëve janë shqiptar.
Fredi Frrokaj, Olsi Mitraj dhe italiani Alberto Zannini, i propozuan italianit për të inskenuar një rrëmbim në këmbim të parave, por sapo ai arriti në Turqi , siç kërkohej nga banda, ai u “shit” në një grup afër Al Kaidës dhe u transferua në Siri, ku qëndroi nga 2016 në 2019 kur më pas u la i lirë.
Me kërkesë të Prokurorisë Publike të Romës tre personat kanë përfunduar në burg.
Banda akuzohet për rrëmbim me qëllim terrorizmi ndërsa Sandrini akuzohet për simulim të një krimi dhe mashtrimi.
Përveç Alessandro Sandrini dhe Sergio Zanotti, banda iu afrua dhe një sipërmarrësi të tretë.
Të tre i propozuan mashtrimin një sipërmarrësi nga Rezzato, gjithashtu në provincën e Brescia, në një “kurs identifikimi”.
Të tre nuk arritën ta bënin këtë pasi sipërmarrësi “ditën e caktuar për nisje, 25 shtator, nuk u paraqit në pikën e në aeroportin Orio al Serio të Bergamos në minutën e fundit”.
Një total prej dhjetë personash janë të përfshirë në këtë rrjet./syri



