“Të ndryshohet Statuti i VMRO-DPMNE-së për demokratizim themelor të partisë”, kjo është kërkesa e Shtabit Republikan për demokratizim të brendshëm në VMRO-DPMNE.
Në konferencën e sotme për shtyp të cilën e kanë mbajtur jo në hapësirat e partisë, por në një hotel në Shkup, koordinatori i Shtabit Republikan për reforma në VMRO-DPMNE, Aleksandar Mihajllovski, tha se shumë detyra partiake në periudhën e kaluar janë bërë pa dëshirë të sqinqertë dhe përkrahje të anëtarëve, simpatizuesve dhe aktivistëve. Ai tha se Statuti i tanishëm është plotësisht jo-demokratik.
“Ju ftojmë që në mënyrë masive ta përkrahni iniciativën për demokratizim dhe modernizim të partisë sonë, për kthimin e partisë në duart e gjithë neve anëtarëve, për kthimin e reputacionin dhe nderin e partisë përpara opinionin e brendshëm dhe ndërkombëtar me qëllim të ndërrimit të shpejtë të Qeverisë dhe formimin e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së për ardhmëri të re euro-atlantike në Maqedoni”, tha Mihajllovski.
https://www.facebook.com/makfax/videos/10154858456928353/