Unioni i Shoqatave të Infermiereve, Obstretërve dhe Teknikëve sot nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim me 15 shoqata civile me qëllim që të përmirësohen shërbimet shëndetësore dhe rritja e besimit të ndërsjellë.
“Përveç obligimeve të cilat i kemi sipas ligjit dhe dispozitave ndaj pacientëve tanë për të cilët është edhe ekzistimi ynë thelbësor, dëshirojmë ta thellojmë bashkëpunimin përmes punëtorive dhe edukimeve. T’i përmirësojmë të gjitha mangësitë që pacientët të munden të arrijnë deri te shërbimet mjekësore dhe të kemi sa më shumë kontakte”, deklaroi infermierja Gordana Beshliova, koordinuese e Unionit të Shoqatave të Infermiereve, Obstretërve dhe Teknikëve. Ajo tregoi edhe një pjesë të problemeve të cilat i kanë, si mungesë e infermiereve në spitale, nuk janë konkretisht të vlerësuar sipas marrëveshjeve kolektive siç janë në specialitetet e tyre, për pjesëmarrjen e tyre në praktikë në klinikë dhe arsim…
Suared Alishan nga OJQ “Bota e fëmijëve fillim i ri”, iniciativa “12 pa pesë” theksoi se është shumë e rëndësishme që do të realizojnë projekte më të mëdha me infermieret në interes të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara.
Ai theksoi se institucionet shëndetësore nuk janë të përballueshme për personat me nevoja të posaçme dhe shtoi se duhet të fillojnë në mënyrë infrastrukturore të zgjidhen problemet, ndërsa pastaj edhe ndryshimet ligjore që të munden personat me pengesa të kenë shëndet më të mirë dhe më efikas.
Përfaqësuesi i Shoqatës “Feniks SM” nga Prilepi Mile Stojkoski deklaroi se për personat me invaliditet njëlloj të rëndësishëm dhe të vlefshëm janë edhe mjekët edhe infermieret.