Alsat-M 2019-06-26T09:32:15+02:00
Ministrja e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Ine Soreide sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.
Sipas agjendës, ajo do të duhet të zhvillojë takim me shefin e diplomacisë së RMV-së, Nikolla Dimitrov.
Siç kanë njoftuar nga ministria për punë të jashtme Soreide dhe Dimitrov do të flasin për anëtarësimin e plotëfuqishëm të vendit në Aleancën Veriatlantike, si dhe për dinamikën e zhvillimit të marëdhënieve bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Norvegjisë.
Shefja e diplomacisë Norvegjeze gjatë kohës së qëndrimit të saj do të takohet me Kryeministrin Zoran Zaev dhe me zv/kryeministrin për çështje evropiane, bujar Osmani./Alsat
Loading…



