Në momentin kur fliste kryetari i RDK-së, Vesel Memedi, një aktivist apo pjesëtar i sigurimit, ka kërkuar me këmbëngulje që të ndërpritet transmetimi i drejtpërdrejt që bënte Tetova News nga ky tubim.
Shikojeni videon në fund se si është ndërprerë transmetimi:
Aktivistët e Aleancës, apo pjesëtar të sigurimit, janë irrituar nga një shkrim në një portal tjetër dhe janë hedhur në gjueti shtrigash kundër pjesëtarëve të shtypit që kanë qenë duke filmuar brenda në sallë.
Tetova News ka rikthyer transmetimin Live dhe ka transmetuar edhe fjalimin e kryetarit të LR PDSH-së, Ziadin Sela.
Sido që të jetë, skena të këtilla shpresojmë të mos ndodhin në të ardhmen. /tetovanews