Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qendër të Shkupit, ku një burrë ka përfunduar në polici për të denoncuar një sulm fizik nga një grua.
Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 12 shkurtit, rreth orës 18:35. Personi me iniciale E.B. (30 vjeç) nga Shkupi, ka raportuar në stacionin policor se pas një mosmarrëveshjeje të çastit, është sulmuar fizikisht nga një grua në ambientet e një qendre tregtare në zonën qendrore të qytetit.
Policia konfirmoi se janë duke u ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe vërtetimin e rrethanave që çuan në këtë konflikt.


