Grupi punues i detektoi dobësitë e Ligjit aktual të prokurorinë publike. Pjesa më e madhe e tyre i referohen procedurës disiplinore, shkarkimit të prokurorëve publikë, krijimit të rrjetit të prokurorisë publike, kompetencave, por edhe kuptimit të parimeve të hierarkisë dhe subordinimit.
Në draftin e tekstit të dispozitave qme të cilat rregullohet përgjegjësia disiplinore e prokurorëve publikë, është bërë përpjekje për të tejkaluar të gjitha anomalitë e detektuara, përmes shfrytëzimit të përvojave dhe praktikave krahasuese të disa vendeve evropiane që janë dëshmuar si zgjidhje të mira, si dhe nëpërmjet implementimit të rekomandimeve dhe standardeve ndërkombëtare (të BE-së, GRECO-s, Këshillit të Evropës, etj.).
Me ndryshimet propozohet:
– krahas ndarjes aktuale në shkelje të lehta dhe të rënda disiplinore, futja e edhe një kategorie tjetër, sipas peshës së kategorisë së mesme të shkeljeve;
– plotësimi i listës së bazës së përgjegjësisë disiplinore të prokurorëve publikë dhe vendosja në nivele e tyre sipas peshës së shkeljes;
– përmirësimi formal i procedurës disiplinore dhe vendosja e afateve për të gjitha fazat e saj;
– forcimi i rolit të Këshillit të Prokurorëve Publikë të RMV-së, duke parashikuar mundësinë për iniciativë të përcaktimit të përgjegjësisë së prokurorëve publikë për shkeljet e kryera disiplinore;
– rritja e repertorit të masave disiplinore, të cilat mund të shqiptohen për çdo kategori shkeljesh disiplinore, dhe
– vendosja e evidencës së masave disiplinore të shqiptuara dhe afateve për fshirjen e tyre.
Sa i përket masave disiplinore, është e hapur pyetja nëse shkarkimi i prokurorëve publikë duhet të mbetet pjesë e listës së masave disiplinore apo të ndahet tërësisht si kategori më vete, institut më vete. E drejta krahasuese i njeh të dyja opsionet.
Krahas dispozitave për përgjegjësi disiplinore, gjatë punës së Grupit të Punës u hapën çështje dhe u shqyrtuan propozime që kanë të bëjnë me kompetencën, statusin dhe organizimin e prokurorive.
Në periudhën që vijon, pritet që Grupi punues të vazhdojë me punën e tij dhe me diskutimet me intensitet të shtuar, ku theksi do të vihet në këto dhe çështje të tjera dhe në një periudhë të përshtatshme do të përgatisë dhe dorëzojë draft – dispozitat dhe për pjesë të tjera/ dispozita të Ligjit.
Që nga formimi i Grupit punues, deri më tani janë mbajtur nëntë takime pune. Përveç anëtarëve të grupit punues, rregullisht janë ftuar dhe informuar edhe përfaqësues të ambasadave në vend, të projekteve dhe organizatave të tjera relevante, prej të cilave me pjesëmarrje dhe mbështetje të rregullt në punën e deri tanishme mund të theksohen Projekti “Rule of Law.
Data 15.09.2026
Aktuale
- Dëgjesat për ndarjen territoriale/ Divjaka kundër shkrirjes me Lushnjën, Gorreja: Po vendosin vetëm mbi një “fotografi” të 2025
- “Ju erdhi fundi!”-Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit në ditën e 108-të, qytetarët nisin marshimin në Tiranë: Rama, jep dorëheqjen
- “Nuk mendova se do të shkonin kaq larg, nuk doja që fëmijët ta dinin se kisha kaq shumë para”
- Zelanda e Re rikonfirmon angazhimin për vetëvendosjen palestineze dhe dënon ashpër dhunën e kolonëve
- William Walker: Procesi i Hagës për UÇK-në, një farsë politike
- Mesazhi i fortë i Jakup Krasniqit për lirinë e Kosovës
- Merita Gremaj akuzoi dajën e Zegjine Çaushit se e kishte p*rdhunuar, reagon deputetja e PS: Kur i takova u thashë ‘se mos na hapni probleme’! Organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre
- Shkaqet/ Shtyhet përsëri CENSI i bujqësisë, do të realizohet në 2027-ën! Kostoja 11.7 mln euro



