Ilmi Nuishi vijon betejën gjyqësore për nipin e tij Naser Eshtrefi, i dënuar me 13 vite burg për therrjen e maturantit Agell Petkovski në vitin 2014, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra, shkruan gazeta LAJM.
Nushi thotë se nipi i tij aktin e ka kryer në vetëmbrotje pasi “ishte sulmuar fizikisht nga viktima dhe babai i tij” dhe nuk pajtohet me lartësinë e dënimit.
75 vjeçari nga Shkupi, thotë se vendimin e Apelit e kanë ankimuar para dy muajsh në Gjykatën Supreme nga e cila kërkon drejtësi.
Ilmi Nuishi thotë se shqiptarët në Maqedoni nuk gjykohen në mënyrë të drejtë dhe krahason dënimet e shqiptuara në rastin e vogëlushit Almir Aliu nga Kumanova dhë në rastin e maturantit Agell Petkovski.
Më tej ai ankohet edhe nga përfaqësuesit politikë shqiptarë. Thotë se është takuar me disa zyrtarë shqiptarë në Qeveri për të kërkuar drejtësi por këto raste, sipas tij, nuk kanë dhënë efekt.
Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit në Shkup e ka pranuar aktgjykimin e shkallës së parë, për rastin e vrasjes së maturantit Angel Petkovskit në vitin 2014-të dhe me këtë i është konfirmuar dënimi Naser Eshtrefit me 13 vjet burg. Të pakënaqur me vendimin kanë qenë edhe prindërit e të ndjerit Angel Petkovski, pasi që sipas tyre “edhe dënimi me burg të përjetshëm, nuk do ta kompensonte dhimbjen për humbjen e birit të tyre.