Deputetja e Frontit Evropian, Ilire Dauti ka braktisur sot seancën e Komisionit për cështje ekonomike, pasi si ka thënë ajo, Qeveria vazhdon të mos e respektoj gjuhën shqipe, transmeton SHENJA.
“Nga 8 ligje të propozuara vetëm në gjuhën maqedonase, 7 ishin nga ministri i ekonomisë, Besar Durmishi, ndërsa deputetët e VLEN nuk ishin as prezent në seancë që të ngrejnë zërin për këtë diskriminim.
I bëra thirje publike Inspektoratit për zbatimin e gjuhës që të ndjek këtë praktikë antikushtetuese të Qeverisë dhe t’i detyrojë që ligjet të dërgohen në Kuvend edhe në gjuhën shqipe.
Gjuhën tonë do të vazhdojmë ta mbrojmë në çdo formë demokratike, ndërsa sot ranë maskat e atyre që heshtin para VMRO-së, ndërsa paraqiten vetëm kur duhet të përvetësojnë meritat për sukseset që i arrijmë bashkë me shqiptarët”, ka deklaruar deputetja Dauti.
Data 12.09.2026
Aktuale
- Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, tensionet rriten pavarësisht sinjaleve për dialog me SHBA-në
- Mbi 221 milionë euro borxh ndaj shtetit, DAP publikon listën me 5.240 borxhlinj
- QMK: Gjatë 24 orëve ka pasur 31 zjarre, vetëm tre janë aktive
- ‘Nxehet’ Santiana Maloku, ekspozon asetet bombastike në postimin e fundit
- QMK: Gjatë 24 orëve ka pasur 31 zjarre, vetëm tre janë aktive
- Tragjedi në Tetovë, humb jetën në aksident trafiku futbollisti 21 vjeçar i Teteksit
- Rama: “Paketa e maleve” jo për resorte, por turizëm malor cilësor në Shqipëri
- Rahovec, dy persona plaçkisin një grua nën kërcënimin e armës




