Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur sonte në nje emision televiziv edhe për zgjedhjet në Maqedonië e Veriut, duke thënë se e ka përkahur VMRO-DPMNE-në e Hristijan Mickoskit, sepse është kundër Ballkanit të Hapur.
“Unë kam mbajtur një pozicion të qartë simpatizues për VMRO-në. Dhe pse? Sepse VMRO-ja është kundër “Ballkanit të Hapur”, kurse ky projekt është kundër interesave tona, për ne ekziston vetëm procesi i Berlinit dhe integrimi europian” – ka theksuar Meta.