Maksim Dimitrievski së bashku me ekipin e tij janë duke përgatitur fotografi dhe video të montuara nga takimet me qytetarë në Kumanovë ku kanë marrë pjesë persona nga ekipi i tij, të cilët nuk janë në ekipin e LSDM-së.
Dimitrievski nuk duhet të luajë me nacionalizmin,
Kumanovanët tashmë e kanë shtyrë regjimin dhe nuk do të lejojnë që të kthehet.
Të njëjtët persona janë të punësuar nga pushteti vendor, të punësuar nga ai personalisht, i cili tani kërkon të manipulojë publikun se janë të punësuar nga dikush tjetër.
Strukturat e regjimit të Gruevskit janë të përfshira në manipulimin e qytetarëve.
Apeloj qytetarët që të mos dorëzohen para manipulimeve të tilla, fytyra ime është e pastër dhe besnikëria ime është ndaj të gjithë qytetarëve, këtë e dinë mirë maqedonasit, shqiptarët, romët dhe të gjithë të tjerët.
Dje ka ndodhur një incident, një sulm fizik ndaj këshilltarit tonë nga komuniteti rom, nga ekipi i Dimitrievskit, si vazhdim i taktikave të regjimit për t’i tërhequr romët për veshët për t’i votuar.
Kjo është e njëjta strategji e regjimit të Gruevskit, dhe tani e përmirësuar me regjimin e Dimitrievskit, për të përdorur manipulime ndaj një elektorati të caktuar.