Prapa dyerve të mbyllura, pa gazetarë dhe publik, Këshilli do të vendosë të enjten nëse kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski do të largohet nga detyra. Për veprim joprofesional, parashtresa janë ngritur edhe për kolegët e tij Xhemali Saiti, Rahila Stojkovska, Risto Katevenovski dhe Faik Arslani. Për të gjithë tashmë Këshilli i shfuqizuar për përcaktim të përgjegjësisë, ka vërejtur veprim të pandërgjegjshme në rastin e arratisjes së biznesmenit të akuzuar Sead Koçan. Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Dane Iliev beson se Këshilli Gjyqësor duhet të jetë transparent edhe kur vendos nëse do të shkarkojë një gjyqtar të caktuar.
Këshilli duhet të përcaktojë nëse ka kushte për përgjegjësi apo jo, duhet të fillojë një hapje publike duke theksuar faktin, për çfarë shkarkimi dhe shkeljesh kërkohet. Nëse janë lëndore apo sistemore – deklaroi Dane Iliev, ish-kryetar i Gjykatës Supreme.
Iliev konsideron se është e papranueshme në publik të mbizotërojë mendim aq negativ për Gjykatën Supreme.
Udhëheqësia e gjykatës nuk ka respekt për Rregulloren e punës së Gjykatës Supreme, jo pavarësinë e gjykatësve. Gjyqtarët nuk janë askund, as në mbledhje, as në publik, për të luftuar për atë që janë gjyqtarë të Gjykatës Supreme dhe ky është funksioni më i lartë gjyqësor, dhe kjo tërheq edhe përgjegjësi publike për punën dhe miratimin e qëndrimeve – tha Dane Iliev, ish-kryetar i Gjykatës Supreme.
Gjykata Supreme, e udhëhequr nga Jovo Vangellovski i cili është kumbari i ish-kryetarit të parlamentit të VMRO – DPMNE, Trajko Veljanoski ishte në qendër të vëmendjes së publikut nëpërmjet disa vendimeve. Njëra është për heqjen e paraburgimit të biznesmenit Sead Koçan megjithëse ishte në arrati, dhe tjetra është mundësia që ua dha agjentëve sekrete Goran Grujevki dhe Nikola Boskovski për arrati. Ndër të tjera, komisioni konstatoi abuzime të sistemit AKMIS-it në gjykatën më të lartë, për çfarë prokuroria hapi hetime paraprake. Megjithatë, pavarësisht këtyre abuzimeve të mundshme, Jovo Vangelovski do të jetë pjesë e ekipit për zbatim të reformave në gjyqësor me të cilin udhëheq kryeministri Zoran Zaev.
Bojan Stojanovski

