LSDM ka reaguar pas ikjes së Nikolla Gruevskit. Ata thonë se me këtë veprim, vet Nikolla Gruevski ka vërtetuar se është qyqar, megjithatë, sipas tyre ai nuk do të i ik drejtësisë.
“Duke u frikësuar të përballet me përgjegjësinë dhe krimet Gruevski ka ikur në mënyrë mizore. Me ikjen qyqare, patrioti i rrejshëm, krimineli Gruevki tregoi se mbetet i përkushtuar kauzës së krimit që me vite e ka shfaqur. Nikolla Gruevski është turp për opinioni dhe VMRO-DPMNE-në”, kanë thënë nga LSDM, përcjell SHENJA.
Ata kanë shtuar se udhëheqësia antiperëndimore e VMRO-DPMNE-së në krye me Hrtistian Mickoskin, janë të vetmi që e mbrojnë veprën e tij kriminale.
“Piuni i tij Mickoski duhet të përgjigjet nëse e arsyeton ikjen e Gruevskit dhe fshehjen e tij nga drejtësia. Institucionet kanë obligim para qytetarëve të tregojnë kush është përgjegjës për këtë. Pse nuk është caktuar masa e paraburgimit ose në një farë mënyre tjetër sigurim? Pse është pritur me ditë dhe nuk është kërkuar në atë kohë urdhër arrest nga MPB që të mund të aktivizohet reparti për hetime”, pyesin nga LSDM.
Data 24.08.2026
Aktuale
- Studimi/ Gati 32% të shqiptarëve në pasiguri ushqimore, katër herë mbi mesataren europiane
- Bujqit ankohen se nuk janë paguar subvencionet e grurit për 2025, Qeveria: Me rebalancin do shlyejmë këto detyrime
- Dhuna dhe narkotikët ‘lulëzojnë’ në Maqedoninë e Veriut, për një muaj janë regjistruar afër një mijë raste
- VLEN: Grubi para drejtësisë, “këndimi” i Bujarit dha rezultat…
- Katër zjarre aktive dhe katër nën kontroll
- QMK: Janë regjistruar 33 zjarre, katër janë ende aktiv
- Jotova për bullgarët në Maqedoni: Nuk do të heqim dorë nga ju, do t’i mbrojmë të drejtat tuaja
- Sot fillon gjykimi për Artan Grubin


