Aleanca për Shqiptarët e prirë nga Ziadin Sela sot zgjodhi kryetar të degës në Strugë, Idri Istrefin. Ai erdhi në këtë post në vend të kryetarit të deritanishëm, Lulzim Nasufi.
“Me vota unanime, pa asnjë kundër dhe me mbështetje të gjerë nga anëtarët, sot Idri Istrefi mori drejtimin e degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë.
Ky rezultat pasqyron besimin e plotë të strukturave dhe anëtarësisë për t’i dhënë Strugës një vizion të ri, energji të re dhe punë të palodhshme për qytetin dhe komunitetin”, thekson ASH.