Nga Ervin Hatibi për World Bulletin
Përktheu Ardit Kraja
Ne folëm me Ervin Hatibin, një poet, artist dhe intelektual shqiptarë, rreth procesit ndërtues të identitetit shqiptar, nën deklaratat moderne.
WB: Cila është baza e identitetit shqiptar?
EH: Unë mendoj që baza e identitetit shqiptarë është, sigurisht dhe kryesisht gjuha shqipe. Gjuha është gjëja e vetme, krahas historisë së përbashkët, e cila i bashkon të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë, ka shumë perspektiva konfliktuale rreth identitetin “zyrtar” shqiptar, bazuar mbi projekte dhe agjenda sekteriane. Megjithëkëtë, unë përsëri mendoj që shqipatarët më të zgjuar janë ata të cilët e zgjerojnë konceptin e përfshirjes përsa i përket identitetit shqiptar. Si një komb, Shqipëria është një shembull i diversitetit në bashkim.
Shqipëria strehon njerëz të traditave fetare të ndryshme por gjithashtu komunitete dhe minoritete etnike të cilat konsiderohen shqiptare. Unë me lehtësi mund të sjellë shembujt e komuniteteve të Vllehëve dhe Sllavëve ose madje edhe një pjesë të minoritetit zyrtar grek në Shqipëri, të cilët e shikojnë vetveten si shqiptarë “të vërtetë” dhe të cilët shfaqin të gjitha karakteristikat më tipike, të një shqiptari të zakonshëm.
Ndërsa, nuk ka asnjë gjë të tillë si një projekt të bazuar nga ekskluziviteti i një feje kur ne flasim për identitetin shqiptar. Përndryshe kjo mund të fshijë gjithë atë pjesë të mirë të kombit shqiptar vetëm mbi bazat fetare. Kjo, veçanërisht gjatë kohërave kur diskursi mbi përplasjet permanente dhe luftërat midis kulturave dhe feve ka arritur gati një kulm agresiv.
Kjo pra duhet të shikohet si një pasuri që rasti i kombësisë shqiptare qëndron një rast shembullorë i bashkëjetesës së njerëzve nga edukime të ndryshme fetare, bashkëndarjen dhe përdorimin e gjuhës së njëjtë, vendit të njëjtë dhe, i cili zakonisht, gjithashtu ndajnë referenca kulturore dhe historike.
WB: Cila është marrëdhënia midis identitetit shqiptar dhe kulturës islame?
EH: Unë mendoj që marrëdhënia midis identitetit shqiptar dhe kulturës islame është e një natyre jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të veçantë. Me të vërtetë, fjala e cila e përshkruan fjalën “nation” në shqip është fjala “komb”. Fjala “komb” origjinon nga fjala arabe “kaum”, e cila ka ardhur në Shqipëri përmes gjuhës osmane. Kështu, në mënyrë për ta përkufizuar vetë nocionin e kombit shqiptar, themeluesit e nacionalizmit shqiptar zgjodhën pikërisht këtë fjalë arabe. Unë besoj që çështja e marrëdhënies midis kulturës islame dhe identitetit shqiptar është shumë e prezantuar në këtë shembull simbolik.
Çfarë ne në ditët tona perceptojmë si një identitet shqiptar nuk është më pak sesa një përzierje influencash, të cilat filluan që në kohërat e Perandorisë Romake deri në fundin e Romës së fundit, Perandorisë Osmane. Një fakt i mirënjohur, i cili gjithashtu nuk është parë nga disa nga personalitetet më të shquara të kulturës sonë, që influencat më të fuqishme në kulturën dhe identitetin tonë derivojnë nga kohërat osmane.
Influencat më të fuqishme duhet të shihen në folklorin tonë, në ritualet sociale të jetëve tona të përditshme, në perceptimet tona të së shenjtës, në urbanizimin dhe arkitekturën e qyteteve tona dhe gjithashtu të gjuhës dhe terminologjisë sonë. Me fjalë të të tjera, këto influenca i kanë dhënë formë vetë zemrës së memories sonë kolektive dhe na kanë ndihmuar të krijojmë identitetin kulturorë shqiptar. Ky identitet është një nga shumë identitetet post-osmane që lulëzuan pas rënies së Perandorisë Osmane. Në territoret shqiptare, ku maxhoranca e popullatës janë muslimanë, ky identitet post-osman, përmban më pamje islamicate sesa territoret e tjera post-osmane të Ballkanit.
Unë do të preferoja këtë term “islamicate”, të shpikur nga tradita orientaliste, e cila thotë që jo çdo gjë në shoqëritë muslimane është nevojshmërisht fetarisht islamike ose e prodhuar vetëm nga muslimanët. Jo çdo gjë që muslimanët prodhojnë mund të konsiderohet nga një pikëpamje strikte fetare si islamike.
Në rastin e Shqipërisë, influencat e lartpërmendura, duke përfshirë konceptet e të shenjtës dhe jo të shenjtës, i kanë marrë nga tradita islame, Osmane. Çdo shqiptar, i edukuar apo jo, musliman, apo me trashëgimi të krishterë, lirisht përdor shumë herë ditë për ditë fjalën “ishallah”. Këmbëngulja e vetë përdorimit të kësaj fjale shkon përtej gjuhës. Ky është një simbol i fuqishëm i identitetit tonë kulturorë të ngulitur mirë në traditën tonë të gjashtë shekujve të fundit.
WB: Çfarë sjelljeje kanë elita dhe publiku shqiptar ndaj trashëgimisë kulturore Osmane?
EH: Ndarja jonë nga autoriteti supër-komb dhe super-fetarë, tërësia e Perandorisë Osmane, kërkoi një diskutim për të ndërtuar kombin që u bë në kundërshtim me konceptet e supra nacionalizmit dhe kozmopolitanizmit që tradita Osmane përfaqësonte. Ky diskurs, me kohë doli jashtë dore dhe ka çuar në gabime tepër të mëdhaja dhe keqinterpretime të kaluarës sonë Osmane.
Elitat shqiptare në rritje pranuan dhe adoptuan narrativën ultranacionaliste të ngjashme me vendet tona fqinje, kryesisht atyre serbe dhe greke, duke u bashkuar kështu në korin e ankimeve rreth një “natë të errët dhe të zezë” që qëndroi për pesë shekuj nën “Jorkën” Osmane. Sipas kësaj narrative, kombi shqiptar ra në prapambetje dhe kështu u bë i parëndësishëm për shkak të ndarjes së befasishme me “botën e civilizuar” e cila e mbajti kombin larg nga “marrëdhëniet natyrale me Europën” për pesë shekuj.
Fatkeqësisht, ky diskurs është larg të qënurit historikisht korrekt dhe duke qenë kështu është duke penguar shkencën e historisë për të vlerësuar korrektësisht rrugën e të vështruarit të marrëdhënies sonë me të kaluarën tonë Osmane, madje edhe kur kjo rrezikon të bëhet kontradiktore. Shembulli më i rëndësishëm i kësaj skicofrenie është sjellja e shqiptarëve ndaj Luftës së Kosovës, e cila imiton atë serbe. Në realitet, fitorja Osmane në Kosovë ishte gjithashtu një fitore mbi vizionet imperialiste serbe të vendeve shqiptare dhe kështu, ndihmoj të vuloste fatin e këtyre vendeve në favor të shqiptarëve. Kjo është një kontradiktë brenda diskursit nacionalist.
Shqiptarët nuk jetonin në parajsë kur Osmanët hynë në tokat shqiptare. Jeta e shqiptarëve në Gadishullin Ballkanik ishte e vështirë. Nëse ne i shikojmë librat tonë të historisë ne shikojmë trajtimin e serbëve që i kanë rezervuar katolikëve shqiptarë të një natyre të tmerrshme. Njerëzit ndëshkoheshin dhe torturoheshin ashpër vetëm për faktin që shfaqnin hapur identitetin e tyre katolik. E njëjta mund të thuhet edhe për administratat e tjera të huaja pushtuese.
Kështu, për mendimin tim, nga një pikëpamje strikte nacionaliste, shqiptarët kanë përfituar nga ardhja e Osmanëve. Duke ju ngjitur superfuqisë që përfaqësonte Perandoria Osmane në ato kohë, shqiptarët filluan të luanin një rol të rëndësishëm në punët e Gadishullit Ballkanik dhe me kohë vendosën pozitën e tyre në zonë.
Narrativat zyrtare, duke filluar që me librat shkollorë historik të veprave të shkrimtarëve dhe akademikëve, formatojnë përceptimet e shqiptarëve rreth historisë së tyre osmane që nga një moshë e vogël. Miti që osmanët ishin shtypësit e kombit tonë bëhet i vazhdueshëm për kundër faktit që projekti osmanë nuk ishte as kombëtarë as fisnorë. Për më tepër, një numër i madh shqiptarësh mbajtën pozita të larta në strukturën e pushtetit Osman.
Elitat shqiptaro-osmane kanë patur pozita në Perandori që nga fillimet e saja e deri në ditët e saja të fundit. Megjithëse ne s’mund të llogarisim tërësinë e shqiptaro-osmanëve të cilët punuan në zyra të vogla ose të mesme në Perandori, por ne mund të themi me siguri të plotë që numri i sadrazamëve (kryeministrave) ishte rreth 35, pa llogaritur numrin jashtëzakonisht të madh të vezirëve (ministrave), Bejlerve, Shejhul Islamëve dhe gjithashtu disa bashkëshortesh të Sulltanit dhe Valide Sulltanas.
Ky integrim natyral në strukturat Osmane perceptohet nga narrativa e elitës shqiptare si tradhëti ndaj kombit. Konsiderata nuk i rezervohet vetëm figurave historike të së kaluarës por vazhdon fuqishëm në ditët tona kundër cilitdo që vë në pyetje ose sfidon diskursin zyrtar të historisë sonë Osmane. Nuk është e pazakonshme të lexohet në gazetat shqiptare dhe për këtë çështje përmes të gjitha mediumeve që transportojnë diskursin publik, propaganda fyese rreth muslimanit shqiptar, djalit të një të krishteri tradhëtar i cili u konvertua në islam, si një trashëgimi e padëshirueshme e shtypjes Osmane.
Sot Shqipëria e konsideron Turqinë si aleaten më të mirë. Megjithatë, deri në këtë ditë, fjalët “anadollak”, “turk”, “pasha” etj, përdoren si fyerje përmes diskursit publik. Në një nga eset e mija, “Islamizimi i dhunshëm i armikut në diskursin politik shqiptar”, unë nënvizoj faktin që politikanët tonë vazhdojnë në kategorizimin e kundërshtarëve të tyre politik si “oriental” ose “turk” që t’ia njollosin imazhin e tyre. Është e rëndësishme që të theksojmë që e njëjta terminologji përdoret nga diskursi nacionalist serb kundër kundërshtarëve të tyre shqiptarë dhe boshnjak. Një nga shpjegimet për këtë ngjashmëri mund të gjenden në vazhdimin e elitës së njëjtë politike komuniste që mori fuqinë në Shqipëri me ndihmën bujare të Jugosllavëve.
Është shumë interesantë të shikosh që ndërsa pjesa më e madhe e elitës shqiptare vazhdon në djallzimin e historisë sonë Osmane dhe marrëdhëniet e sotme me Turqinë, sjellja tërësisht e kundërt gjendet tek pjesa më e madhe e shqiptarëve të zakonshëm, të cilët deri në këto ditë e konsiderojë Turqinë si shtetin më mik dhe turqit si vëllezër. Shembulli më i gjallë dhe i sinqertë i kësaj shprehjeje vëllazërore mund të shihet në shpërthimin e gëzimit që njerëzit treguan kur ekipi kombëtarë turk i futbollit arriti një fitore të rëndësishme në një nga kampionatet e fundit të botës. Njerëzit vërshuan rrugëve të Tiranës për të shprehur gëzimin e tyre për këtë fitore turke, e cila dukshëm ishte konsideruar e zakonshme, përderisa njerëzit zakonisht mbanin në njërën dorë flamurin kombëtar turk dhe në tjetrën atë shqiptar.
Larg nga imazhi pozitiv popullorë, fatmirësisht, një gjeneratë e re dijetarësh është duke u shfaqur. Kjo gjeneratë, përmes përdorimit të metodave të reja dhe burimeve të ndryshme është duke u përpjekur për të propozuar vështrime të reja të historisë, kulturës dhe identitetit tonë, osman dhe të tjera. Unë përpiqem ta shikoj këtë si procesin e normalizimit. Normalizimi i vështrimit tonë të historisë dhe kulturës sonë është e rëndësishme për shkak se tensioni i brendshëm brenda identitetit shqiptar nuk është i shendosh për kombin shqiptar.
WB: A mendoni se identiteti shqiptar mund të mbijetojë pa islamin?
EH: Gjerësisht, roli i islamit besohet se ka qenë pozitiv në ndërtimin e identitetit shqiptar. Kjo ide është pjesërisht e ndezur nga disa akademik dhe historian të cilët e mbrojnë këtë tezë duke thënë që arsyeja prapa konvertimit tonë në islam ishte për të dalluar etnicitetin tonë nga ai i serbëve dhe grekëve. Kjo pikëpamje i ka bërë shumë shqiptar të mendojnë se arsyeja kryesore e konvertimit në islam ka qenë “për të shpëtuar” identitetin kombëtar.
Unë mendoj që ruajtja e etnicitetit është vetëm rrjedhoja e konvertimit në islam, por jo vetë qëllimi i saj. Unë nuk besoj se dikush konvertohet në një fe tjetër vetëm për të ruajtur etnicitetin e tij. Për më tepër, etniciteti nuk ishte aq i rëndësishëm në kohët nën vëzhgim. As më pak, nga një pikëpamje teknike, kjo si një çështje e drejtë. Me të vërtetë, përpara pushtimit osman, procesi i sllavizimit dhe helenizimit të popullatës shqiptare ishte një ngjarje rutinë, veçanërisht në zonat jomalore. Si fakt për këtë ka shumë emra toponimik përmes Shqipërisë ende në përdorim, ndërsa osmanët ndryshuan ose krijuan vetëm një grusht toponimesh në pesë shekuj sundimi.
Unë me të vërtetë nuk e kuptoj arsyen pse ka kaq shumë emra sllav të qyteteve, maleve, fshatrave dhe lumenjve në Shqipëri dhe jo aq shumë osman, për shembull. Unë nuk jam historian por unë mendoj që ky aspekt është shumë tregues kur ne duam të krahasojmë natyrën e sundimit osman me atë të fuqive të tjera ballkanike që kanë sunduar Shqipërinë me ardhjen e osmanëve. Osmanët zakonisht ruajtën çfarë gjetën në Shqipëri; duke e aftësuar kështu identitetin para-shqipar për tu kristalizuar dhe formuluar më vonë.
WB: Çfarë u bë me Shqipërinë pas pavarsisë së saj nga Perandoria Osmane? Marrëdhëniet e Shqipërisë ndaj botës u prenë për gati 50 vjet nën rregjimin komunist. Cilat ishin dinamikat e brendshme në Shqipëri gjatë atyre ditëve?
EH: Pavarsia nga Perandoria Osmane hapi për tokat shqiptare një kapitull të vështirë mbijetese. Kombi shqiptar mbijetoj i copëtuar përmes disa shteteve ballkanike. Që të përmbushnin agjendat e tyre ekspansioniste, vendet fqinje, e përshkruanin shtetin musliman me shumicë shqiptare si një miniaturë të shtetit Osman në mënyrë që ta vazhdonin ta copëtonin dhe ta kishin më lehtë.
Kështu, në fillim të shekullit të 20-të, çfarë mbeti prej Shqipërisë brenda territoreve të shtetit shqiptar po takonte vështirësi të mëdha në daljen i vendosur në skenën ndërkombëtare. Elitat shqiptare, të vetëdijshëm për dobësinë e ekzistencës së shtetit shqiptar përball fuqive ideologjike dhe ushtarake të kombeve përreth, u përpoqën të legjitimonin ekzistencën e shtetit të tyre duke ndërmarrë një seri reformash radikale në mënyrë që të zbusnin dhe të zbehnin traditat osmane dhe islame, duke u përpjekur kështu “të perëndimizonin” karakteristikat e shoqërisë shqiptare. Pra, për Shqipërinë, e vetmja mënyrë për të mbijetuar në këtë ambient të armiqësorë ishte të bindte Fuqitë e Mëdha që tani gjendja tani ishte shumë e largët nga e kaluara e traditës dhe aleancës osmane dhe tani pjesë dhe parcelë e fushën Europiane dhe gjërave të tjera. Ne duhet të kemi parasysh që në ato kohëra koekzistenca multikulturore nuk ishte diçka e modës dhe të drejtat e njeriut nuk kishin nevojshmërisht kuptimin që kanë sot.
Çështja pastaj ishte sesi të bëheshe më pak musliman. Kjo është sesi politikat e kitman-it ose fshehjes së identitetit musliman, unë mendoj, dolën në pah, duke fshirë kështu, ose zbehur të gjitha karakteristikat e dukshme islame dhe osmane të kulturës shqiptare. Duke vepruar kështu, shembulli për tu ndjekur është dhënë së pari nga elita gjatë gjysmës së parë të shekullit 20-të. Me futjen e diktaturës komuniste, Shqipëria, mori një rrugë histerike në perëndimizimin e reformave. Komunistët e shikonin ish elitën shqiptare, e cila kishte kryer reformat e para të perëndimizimit, si “anadollak” dhe “patriarkal” dhe vazhduan transformimin radikal të shoqërisë shqiptare, duke zhdukur kështu të gjitha shenjat e traditave të kaluara.
Të gjitha shenjat e dukshme të së kaluarës osmane filluan të zhdukeshin, duke filluar me arkitekturën madhështore të ndërtimeve urbane, pazareve dhe seraljot. Shkatërrimi i tyre kishte për qëllim të tregojë që Shqipëria e kishte marrë shumë seriozisht rrugën e modernizmit siç kuptohej prej revolucionit socialist. Secila nga shenjat e dukshme të kaluarës orientale u bënë një shënjestër për propagandën e përditshme dhe subjekt i ligjeve shtypëse të diktaturës komuniste. Kjo luftë e deklaruar, së pari kundër traditës dhe më vonë kundër fesë, muslimanët dhe të krishterët, u bënë një markë shqiptare.
WB: Si shkon balanca midis laiçizmit dhe fesë në Shqipëri?
EB: Laiçizmi është klima e kontinentit tonë. Ne nuk jemi ndryshe nga pjesa tjetër e kontinentit në këtë aspekt. Shqipëria ndjek versionin francez të laiçizmit, jo atë më fleksiblin e versionit Anglo-Sakson që e percepton elementin fetarë si pozitiv dhe që nuk duhet të shtypet. Megjithatë, ka ndryshime midis modelit laik shqiptar dhe versionit origjinal francez. Mentaliteti laiçist duket se vë në shënjestër vetëm fenë islame në Shqipëri. Krishtërimi, qoftë ai Ortodoks ose Katolik, shihen si një etiketim europian modern dhe i modës e cila e tejkalon laiçizmit, megjithëse perceptohet si diçka shumë natyrale. Shembujt e politikanëve shqiptar të cilët hapur marrin pjesë në meshën e së dielës, ndiq ritualet e krishtera, martohen në kisha dhe marrin pjesë në ceremoni fetare në nder të tyre janë krejt natyrale të rregullit të gjërave shqiptare. Në kontrast, është e padëgjuar dhe e paparë që një politikan shqiptar të marrë pjesë për falje ose madje edhe të tregojë publikisht përkatësinë më të vogël në besimin musliman.
Për më tepër, në Parlamentin shqiptar, ne shohim parti politike të krishtera, ndërsa vetëm ideja e krijimit të një partie nominale muslimane do të krijojë diçka të njëjtë me një tërmet e një madhësie të madhe. Gjithashtu, në vendin tim laik, librat shkollor hapur përmbajnë interpretime fundamentaliste të krishtera dhe ja shërbejnë atyre si fakte ndaj fëmijëve ndaj rrëfimeve të ndryshme.
Arsyet që na kanë çuar këtu janë të shumta dhe të ndryshme, por unë besoj që më e rëndësishmja midis tyre gjendet në diskursin emancipues që ka mundur të fshijë çdo dallimin midis “të krishterit” dhe “europianët”. Kështu, në emër të integrimit të Shqipërisë brenda strukturave europiane, qarqet fundamentaliste janë duke propozuar agjenda të krishtera si e vetmja rrugë drejt Europës.
WB: Si i përgjigjet muslimani intelektual shqiptar keqkuptimeve të imazhit dhe rolit të islamit në shoqëri?
EH: Unë u përpoqa të shpjegoj arsyet për fshehjen e besimit islam gjatë procesit të ndërtimit të kombit në fillim të shekullit 20-të. Lufta për të fshehur besimin u bë e dhimbshme për shkak të madhësisë se çfarë ishte në lojë, vetë ekzistenca e shtetit shqiptar. Fakti elitat shqiptare përqafuan dhe adoptuan stilin europian të jetesës, krishin krijuar besimin që islami po zhdukej në Shqipëri. Kështu, shqiptarët e kohës duhet të përballeshin me kritiçizmin e tërbuar nga shumë zëra europian për faktin e vetëm të ndërtimit të xhamive në 1930. Ndërsa shtypi francez dhe italian ishin më të zëshëm në alarmimin e tyre, ne mund të imagjinojmë se çfarë cilësie gjuhe përdorej në qarqet politike.
Si përgjigje, elitat e frikësuara shqiptare, duke përfshirë edhe ato fetare, filluan për të kufizuar numrin xhamive vetëm duke i mbyllur. Burokratët i ndalën faljet e tyre publike dhe pjesëmarrjen e ceremonive muslimane. Ata mendonin që ata kishin për të treguar shenja serioze të ç’islamizimit dhe ç’osmanizimit të Shqipërisë. Unë besoj që duke vepruar kështu ata pritnin që të pranoheshin nga pala europiane dhe shpresonin për të arritur marrëdhënie të mira me ata.
Gjenerata e mëvonshme injoruan arsyet e vërteta prapa strategjive të tilla mbijetese dhe gjenerata e tretë madje edhe më tepër. Këto strategji mbijetese të fshehjes së besimit filloj të ngushtonte hapësirën publike për kërkesat muslimane të cilat rezultuan në alienizimin e intelektualit shqiptar musliman që rrjedhimisht vdiq tërësisht me instalimin e diktaturës komuniste dhe ligjit të poshtër të ndalimit të fesë që zgjati për 23 vjet.
Tani, intelektuali musliman është në periudhën formuese. Gjenerata më e re është duke u bërë e vetëdijshme rreth realiteteve të identitetit shqiptar dhe trashëgimisë fetare të tij. Unë shpresoj, që pas një shekulli në fshehje dhe shtypje gjërat do të kthehen në rrugën e tyre normale.
Data 25.11.2024
Aktuale
- Tërmeti i fuqishëm trondit Turqinë, Malatya në ankth pas lëkundjeve të natës
- “Në mëngjes herët më bastisën shtëpinë”- SPAK i caktoi masë sigurie, gazetari Artan Hoxha: Atje na kërkuan ndjesë, thanë se është bërë…
- Kevini do të ‘shkrihet’ kur ta kupton premtimin që i bëri Ana
- Operacioni i SPAK kundër organizatës kriminale/ Gazetarja: Biznesmeni Bujar Shega lidhje krushqie me ish-deputetin, ka përfituar një sërë tenderash
- Çfarë është FinTek, si po përgatiten studentët në Universitetin Luarasi? Dhamo: Një nga programet e reja, financa e ardhur me kurrikul të London School of Economics
- Siljanovska: Ndryshimet Kushtetuese nuk janë pjesë e Marrëveshjes me Bullgarinë!
- Përleshje e armatosur në Prishtinë: Incidenti trondit qytetarët
- Kosova në një pikë kthese: Haradinaj thotë se është koha për fitore mbi humbjet
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP
Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore
Tel/fax: +389 71 322 229
Email: info@almakos.com | almakoss@gmail.com
© 2024 Almakos. Të gjitha të drejtat e rezervuara!