17 November
Ministria e Punëve të Brendshme ka identifikuar vrasësin e futbollistit 28 vjeçar Martin Janushev që ndodhi me 3 nëntor para banesës së tij në lagjen Aerodrom të Shkupit. Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovkiski deklaroi se MPB ka siguruar dëshmi të pakontestueshme se vrasësi është personi me iniciale F.S dhe se tani është duke u punuar për arrestimin e tij.
Dua që të ju informoj se kemi dëshmi të pa kontestueshme se personi F.S është kryesi i vrasjes dhe është ngritur akt padi adekuate dhe është duke u punuar për masa tjera si flet arrest ndërkombëtarë, punohet intensivisht për të gjetur personin deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti . Kemi informata se ku gjendet personi dhe jemi duke punuar për arrestimin e tij – tha Oliver Spasov, ministër i brendshëm.
Sipas MPB-së vrasja ka ndodhur për çështje personale mes viktimës dhe ekzekutorit. Për rastin në fjalë MPB-ja ka marr në pyetje 37 presona , ndërsa ka siguruar edhe pistoletën me të cilën është kryer vrasja. Martin Janushev ishte ish-lojtar i klubit Lokomotiva.
Senat Zylbehari

