Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti në Click Plus tha se ideja e kreut të ASH-së, Arben Taravari pjesë e VLEN është që në zgjedhjet lokale çdo parti pjesë e VLEN-it të konkurojë me lista të veçanta. Kjo siç sqaroi zv/kryeministri Mexhiti sipas Taravarit do të ketë më shumë hapësirë për t’u kandiduar dhe për t’u mobilizuar.
Izet Mexhiti: “Pritet një betejë në mes VLEN-it dhe BDI-së sa i përket legjitimitetit. Dhe duke pasur parasyshë këtë betejë politike nuk ka komoditet dhe nuk kemi luksin të bëjmë garë edhe me BDI-në. Z.Taravari është i bindur se ky është koncept më i mirë”.
TV21: Më i mirë për çka? Për partinë apo për shqiptarët?
Izet Mexhiti: “Sipas z.Taravari me lista të veçanta do të ketë më shumë hapësirë për të konkuruar, për t’u kandiduar, për t’u mobilizuar, dhe do t’i mbledhim votat e të gjithë subjekteve. Por ky sistem zgjedhor nuk e njeh atë. Do të kishte logjikë kjo ide e Taravarit po të ishin listat e hapura ai është sistem më i drejtë. Por përderisa nuk e kemi sistemin e hapur, derisa e kemi sistemin e shumicës për kryetar e kemi sistemin e Dantit për lista të këshilltarëve mendoj se VLEN-i duhet të del me kandidat të përbashkët, me lista të përbashkëta, me program të përbashkët.