Ndryshime në ligjin për evidencë amë dhe zgjidhje sistemore të problemit të personave pa dokumente për përfshirjen e plotë të romëve në të gjitha sferat, paralajmëroi sot ministri i angazhuar për implementimin e Strategjisë kombëtare të romëve, Samka Ibrahimovski. “Pres që Qeveria jonë të gjejë zgjidhje sistemore ligjore. Kemi dhënë propozimet tona, jemi në bisedime me ministren e Punës dhe Politikës Sociale dhe pres zgjidhje të shpejtë dhe të suksesshme të problemit. Do të bëjmë hartë sociale ku do të konfirmohet gjendja faktike ligjore e personave të tillë në tërë Maqedoninë dhe në këtë mënyrë do të evidentohen të gjithë”, tha Ibrahimovski. Theksoi se personat e paregjistruar janë me vite të tëra temë e bisedave dhe bëhet fjalë për gjenerata dhe gjenerata që nuk njihen nga shteti dhe sistemi, dhe të cilët nuk realizojnë asnjë të drejtë apo shërbim nga shteti. Si arsye më e shpeshtë për këtë e theksoi edukimin e pamjaftueshëm, fëmijët e lindur në kushte shtëpie dhe arsimin e pamjaftueshëm. Ibrahimovski mori pjesë në konferencën rajonale për zgjidhje sistemore për personat pa dokumente nga bashkësia rome, në organizim të Misionit të OSBE-së në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.
Data 24.08.2026
Aktuale
- VLEN: Grubi para drejtësisë, “këndimi” i Bujarit dha rezultat…
- Katër zjarre aktive dhe katër nën kontroll
- QMK: Janë regjistruar 33 zjarre, katër janë ende aktiv
- Jotova për bullgarët në Maqedoni: Nuk do të heqim dorë nga ju, do t’i mbrojmë të drejtat tuaja
- Sot fillon gjykimi për Artan Grubin
- Aeroporti i Vlorës padit qeverinë në Arbitrazhin e Londrës/ Konçesionari kërkon masë sigurie për zgjidhjen e kontratës
- Dita e 86-të e protestave/ Shqiptarët sërish në shesh për dorëheqjen e Ramës
- Tragjike në Kosovë/ Gruaja shtatzënë humb jetën pas të shtënave me armë, plagoset një person


