Futbollisti legjendar suedez, Zlatan Ibrahimovic, ishte i ftuar në episodin e ri të emisionit (Dështimi) i kampionit.
Ibrahimovic foli për shumë gjëra, përfshirë luftën në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe për çështje private nga familja e tij.
Ai zbuloi gjithashtu pse nuk e fitoi kurrë Topin e Artë, të cilin e fitoi ndër të tjerë edhe kroati Luka Modric.“Fakti që Modric fitoi mund të kishte qenë për shkak të meje, por unë pagova çmimin për arrogancën dhe vetëbesimin tim dhe nuk e fitova atë Top të Artë”, ka thënë fillimisht Ibrahimovic.
Pastaj ai tregoi një anekdotë për nënën e tij e cila nuk e ndiqte futbollin dhe kur e pa në televizion kur ai u transferua te Ajax, mendoi se ai kishte vdekur.
“Babai im këndonte, kishte një luftë në kokën e tij dhe nëna ime gatuante për të gjithë. Ata nuk dinin asgjë për futbollin, kur nënshkrova kontratën time të parë me Ajaxin, ajo pa një fotografi për 10 sekonda dhe mendoi se kisha vdekur. Më telefonoi menjëherë dhe më pyeti se çfarë nuk shkonte. I thashë, do të shkoj në Ajax për t’u bërë profesionist”, përfundoi ish-sulmuesi.
Shfaqja e episodit do të transmetohet në tre pjesë, ndërsa e dyta është planifikuar për të hënën e ardhshme.


