Zeqirija Ibrahimi në emisionin Rubikon tha se suksesi i BDI-së është shpërngulja e 200 mijë shqiptarëve nga Maqedonia. Ai më tej tha se ata nuk kanë arritur të implementojnë Marrëveshjen e Ohrit që është dashur të zbatohet tërësisht në vitin 2004.
“Janë investuar mbi 1 milionë euro para të taksapaguesve për sheshin Shkupi 2014. Ky është suksesi i BDI-së. Faktin që në vitin 2017 është bërë një zotim për gjuhës shqipe dhe të drejtat tjera flasin për suksesin e BDI-së. Sikurse ata të kishin zyrtarizuar sot nuk do të kishim folur për këto çështje.
Duhet të jemi të saktë dhe të mos manipulojmë me ata gjëra. Nëse thonë se e kanë zgjidhur çështjen e shqipes pse ka nevojë të flitet sot. Pse ndodh kjo, për shkak se nuk e kanë bërë këtë. Sot ka nevojë të bëhet zyrtarizimi i shqipes. Fakte se është kaq shumë i abuzuar sistemi i drejtësisë, flet për suksesin sa kanë qenë BDI të suksesshëm”, tha Ibrahimi.