Zeqirija Ibrahimi në emisionin “ENTER” në TV SHENJA tha se për skandalin me tekstet shkollore sigurisht që dikush duhet të bartë përgjegjësi.
“Sikur ne të ishim një shoqëri e përgjegjshme ne do ta kishim adresuar saktë përgjegjësinë por për fat të keq te ne kanë ndodhur dhjetëra e qindra skandale dhe përgjegjësit e vërtetë nuk kanë marrë asnjë dozë faji apo përgjegjësie për ato gjëra. Për mua është ende e pakuptueshme pse është aq e vështirë që ministri i arsimit ta formojë një Komisioni i cili i merr në dorë gjitha librat e historisë, gjeografisë, muzikës, por edhe librat që janë në ciklin e ulët. Jam i sigurt se një Komision 5 anëtarësh për dy tre muaj arrin ta bëj detektimin e saktë të problemeve në tekstet shkollore”, tha Ibrahimi.
Ibrahimi tha se është një çështje tjetër që është duhet diskutuar ndërsa ajo është se si interpretohet islami nëpër ato libra e që është mjaft ofenduese për pjesëtarët e përkatësisë fetare islame.
“Është e pakuptimtë se me çka merren ata njerëz aty, pse nuk e ngrenë këtë shqetësim”, tha Ibrahimi më tej.