Nënkryetari i Lëvizjes “BESA”, Zeqirija Ibrahimi, tha se atyre u janë mohuar dy deputetë në zone zgjedhore numër dy dhe gjashtë. Sipas tij presin që pas ankimimeve atyre të ju rikthehen dy deputetët.
“Është zbuluar një skandal i madh që ka bërë KSHZ, ku procesverbalet e këshillave komunale nuk përputhen me ato që kanë përfunduar më Këshillin Qendror, dhe ne së paku presim që të nxjerrim edhe dy deputetë, edhe atë një në njësinë numër dy, ndërsa nuk përjashtohet edhe një në njësinë numër gjashtë”, ka deklaruar Ibrahimi.

