Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në rrjetin social facebook, shkruan se cdo largim nga VLEN-i nuk është neutralitet por paraqet një kalim tek Fronti Evropian. Sipas tij, cdo subject ka të drejtë të zgjedhë rrugën e vet, por se, thotë ai, qytetarët duhet tu thuhet e vërteta.
“Në çastet e udhëkryqeve politike, sinqeriteti ndaj qytetarëve nuk është luks, por është detyrim.
Prandaj dua të shpreh një qëndrim të qartë dhe të drejtëpërdrejtë.
Që nga viti 2016, shqiptarët nuk kanë pasur zgjedhje ku partitë e tyre kanë garuar të ndara. Atëherë u tha, me të drejtë, se ndarja e dobëson zërin shqiptar dhe e fuqizon një forcë që e ka ndërtuar pushtetin mbi përçarje.
Sot, përballë dy koalicioneve të qarta – VLEN dhe Fronti Europian i udhëhequr nga BDI – çdo largim nga VLEN-i nuk është neutralitet, por është një kalim tek Fronti, tek BDI-ja, ose, më saktë, tek Plaku i Soravisë. E thënë troç: kush largohet nga VLEN-i, është në shërbim të Partisë Nongrata.
Pa dramatizime në rolin e viktimës, pa interpretime simbolike e pa ekzegjeza politike. Ky është realiteti politik.
Çdo individ ose subjekt ka të drejtë ta zgjedhë rrugën e vet, por ne kemi detyrim që qytetarëve t’ua themi të vërtetën.
VLEN-i nuk është thjesht një projekt partiak, por është një përgjigje ndaj një nevoje të madhe historike – bashkimi për t’i dhënë fund një realiteti që shqiptarët nuk e duan më.
Në këtë rrugë, qartësia, besnikëria dhe transparenca nuk janë luks, por janë vlera që ndërtojnë besim dhe garantojnë ndryshim”, ka shkruar Ibrahimi.
Data 05.10.2026
Aktuale
- “Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Vlora Hyseni po e kuptojnë që i ka shitur Rama”/ Berisha: Qëllimi i ndryshimeve në Kod janë telefonat e kryeministrit dhe…
- Privohen nga liria gjashtë të mitur nga Shkupi, kanë kryer grabitje dhe tentim grabitje, vijon kallëzimi
- Irani: Do të godasim bazat dhe anijet luftarake amerikane nëse Washingtoni nis pushtim tokësor
- Pedro Sanchez u dorëhoq pasi protestuesit ngritën çadrat/ BBC: Sondazhet favorizojnë të djathtën në zgjedhjet e 29 nëntorit
- Tensioni rritet në Kuvendin e Kosovës: Policët rrethojnë oborrin për seancën e rëndësishme
- Thirrja e Endrit Thaçit: Bashkimi i partive për miratimin e ligjit të Speciales
- “Universiteti është vendi ku ndërtoni veten dhe të ardhmen“/ Presidentja e “Luarasit”, Fabiola Hysenbelliu mesazh studentëve: Mësoni, përshtatuni, krijoni dhe guxoni
- IBU dhe T3 Vakfı forcojnë bashkëpunimin në shkencë dhe teknologji



