Një 19-vjeçar nga Maliqi është shpallur në kërkim nga uniformat blu, për faktin se prej dy ditësh familja e tij ka humbur kontaktin me të riun.
Ka qenë babai i 19 vjeçarit i cili ka denoncuar në Polici humbjen e të birit. Prindi ka thënë para autoriteteve se djali në datën 03.02.2025 ka qenë në shkollë në Tiranë.
Sipas tij, nga kontakti që ka pasur me familjarët, i biri me iniciale A.H., është shprehur se do ikte jashtë shtetit, në Belgjikë.
Pas këtij komunikimi të shkurtër, familjarët e 19-vjeçarit nuk dinë asnjë informacion për të.
Njoftimi i policisë
Në Komisariatin e Policisë Maliq është paraqitur shtetasi A. H., 43 vjeç, banues në Maliq, i cili ka kallëzuar se prej datës 03.02.2025, është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi A. H., 19 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.