Zbardhen dëshmitë e mjekëve dhe infermierit të arrestuar pak ditë më parë nga policia pasi mjekuan në banesën e tij në Fier Nuredin Dumanin. Sipas Panorama.com.al, mjekët edhe sot pohuan se ata janë marrë në banesë nga një i njohur i Dumanit.
Sipas tyre ata nuk kishin dijeni se kë do të mjekonin dhe se kur janë gjendur para të plagosurit nuk mund të refuzonin t’i jepnin mjekimin, pasi kanë bërë betimin e Hipokratit. Në vijim bluzat e bardha kanë pohuar se ndihmën mjekësore nuk do t’ia refuzonin as një qenie njerëzore, përfshirë edhe Nuredin Dumanit.
Trupi gjykues vendosi “arrest shtëpie” për mjekët Julian Malaj dhe Bledi Bërdalli, ndërsa për infermierin Ermal Gjeci “detyrim paraqitje”. Mbi bluzat e bardha rëndon akuza “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ata ishin mes 6 të arrestuarve të operacionit “arratia” të martën e kësaj jave. Ndërkohë një ditë më parë gjykata dha masën e sigurisë detyrim paraqitje për të dashurën e Dumanit 20 vjeçaren nga Kosova dhe arrest me burg për bashkëpunëtorin e të shumëkërkuarit Henrik Hoxhaj.



