Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 ka treguar detaje për gjuajtjen me armë në Çair të Shkupit.
Thonë se në SPQ “Naumi i Ohrit” është dërguar i plagosur një 31-vjeçar me iniciale D.B.
“Mbrëmë në ora 21:50, në SPB Shkup është denoncuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Naumi i Ohrit” është dërguar D.B.(31) nga Shkupi, i cili është lënduar me armë zjarri në territorin e Çairit në Shkup. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB, transmeton TV21.