MPB njofton se më 15.04.2025, në orën 20:00, në një rrugë fushore afër urës së lumit të Sërmenicës në fshatin Mrzencë, rajoni i Gjevgjelisë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kontroll Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë arrestuan një të mitur nga Shkupi.
Gjatë kontrollit të automjetit “Hyundai”, të cilin e drejtonte i mituri dhe që mbante targa të Shkupit që i përkisnin një automjeti tjetër, u gjetën shtatë migrantë nga Egjipti. Pasi u vu re nga policia, i mituri tentoi të ikë, por u kap shpejt dhe u shoqërua në stacionin policor. Migrantët u vendosën në një qendër pritëse – tranzitore.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.