Një i mitur është arrestuar mbrëmë në Gjakovë.
Kjo pasi gjatë kontrollit policor i është gjetur dhe sekuestruar 2.13 gram marihuanë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar.
Ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.