Në orët e para të mëngjesit policia e rajonit të Tetovës ka arrestuar një 37-vjeçar nga Gostivari, përcjell TV21. I njëjti dyshohet se ka vjedhur veturën Golf 4 në pronësi të një banori të Çegranit.
“Rreth orës 03:00 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB- Tetovë kanë privuar nga liria 37-vjeçarin E.H. nga Gostivari, i cili paraprakisht në mënyrë të kundërligjshme kishte sekuestruar veturën “Volkswagen golf 4” me targa të Gostivarit, e cila kishte qenë e parkuar në rrugën “Sretko Krstevski” në Gostivar me dyer të pa bllokuara dhe me çelës në bravë, përndryshe në pronësi të një personi nga Çegrani i Gostivarit. E.H. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga SPB-Tetovë.