23 April
Fëmijë me infektime të traktit të frymëmarrjes dhe alergji kanë mbushur Klinikën për sëmundje të fëmijëve. Moti i ndryshueshëm, i ftohti i menjëhershëm në kombinim me sezonin e alergjive të polenit u krijuan probleme më të rinjve që ende nuk kanë imunitet të formuar.
“Me çeljen e luleve dhe të ftohtin, e gjithë kjo e irriton sistemin e sipërm të frymëmarrjes te fëmijët dhe vjen deri te ngufatja, krijimi i jargëve, vështirësive në frymëmarrje dhe e gjithë kjo është arsye që ata vijnë dhe kërkojnë ndihmë plotësuese. Një pjesë të tyre i hospitalizojmë, veçanërisht ata që kanë anamnezë për patologjinë e sipërme të frymëmarrjes dhe duhet doemos të them se klinikën e kemi me të vërtetë përplot dhe kërkojmë vend edhe në repartet tjera”, tha Aspasija Sofijanova, drejtor i Klinikës për sëmundje fëmijërore.
Pediatrit këshillojnë që në mot të këtillë zgjidhja më e mirë është që fëmijët të mos qëndrojnë shumë jashtë meqë ata për dallim nga më të moshuarit duan periudhë më e gjatë adaptimi me kushtet.
“Fëmijët e vegjël më mirë le të qëndrojnë në shtëpi. Çdo ekspozim plotësuese në mot të këtillë, ky mosadaptim te ata mund të rezultojë me paraqitjen e infektimeve bakteriologjike, mundime gastrointestinale dhe ngjashëm”, shtoi Sofijanova.
Mjekët rekomandojmë që kur fëmijët të nxirren jashtë të jenë të veshur ngrohtë, të pinë më shumë lëngje, të konsumojnë vitamina dhe të mirëmbahet niveli i lartë i higjienës.
Bojana Simonoviq