Më datë 24.03.2026, në DPB Gostivar, A.I. (58) nga fshati Vrapçisht ka denoncuar veprën penale „falsifikim i dokumenteve“. Sipas denoncimit, personi T.A. gjatë vitit 2018, me dokumentacion të falsifikuar, ka përvetësuar dhe kaluar në emrin e tij pronën prej 1.500 metrash katrorë në pronësi të nënës së saj të ndjerë, të cilën më vonë ua ka rishitur personave të tretë.
Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.


