Ish nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë dhe komandati i UÇK-së, Hysni Shaqiri, thotë se, në rast se Rusia e fiton lufën me Ukrainën, Serbia do ta përdorte atë situatë për të sulmuar vende fqinje si Kosovën, Bonjen dhe Malin e Zi. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Shaqiri, tha se Beogradi synon të hap “Frontin Ballkanik”, për të cilin thotë se do të ishte më i rrezikshëm se lufta në Ukrainë. Prandaj, thotë ai, “Rusisë duhet t’i ndalohet hovi në Ukrainë”.
“Rusia gjithmonë ka pasur ndikim në Ballkan, sidomos te shtetet sllave të cilat i ka formuar ajo në dëm të tokave shqiptare. Nëse tokat shqiptare janë masakruar nga Luftërat Ballkanike, shkaktar i masakrimeve të tokave shqiptare ka qenë Rusia cariste. Krejt ato toka u janë ndarë shteteve sllave. Në këtë drejtim aleatin më besnik e ka Serbinë dhe ato janë lidhje të hershme historike. Serbia gjithmonë për të gjitha pretendimet ndaj tokave shqiptare, mbështetjen e ka pasur te Rusia.