Në kuadër të vendimit të Qeveris së Republikës së Maqedonis së Veriut, Ministria e Kukturës, e udhëhequr nga Hysni Ismaili i “Alternativa”, zhvilloi aksion për pastrimin e qendrës rekreative Treska, ku mori pjesë administrata e Ministrisë së Kulturës.
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, u shpreh i kënaqur nga zbatimi me sukses i eko-aksionit për të pastruar hapësirën përreth Liqenit te Treskës.
Synimi i këtij aksioni ishte ndërgjegjësimi i qytetarëve për të mbajtur pastër ambientin e përbashkët dhe për të pastruar vendet e tyre ku jetojnë.
Mbeturinat e grumbulluara do të transportohen në Drislla.