Alsat 2019-05-09T22:31:15+02:00
Opinonisti Blerim Hyseni i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, gjatë debatit të pas zgjedhjeve se si do të procedojë më tej Qeveria, tha se termi “fshesa” i përdorur nga kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev është i gabuar. Ai tha se nëse dikush nuk bën punën e tij në këtë qeveri duhet që ai ta largojë, por jo të përdori fjalën fshesë në masë. Bile ai shtoi se kjo frazë e përdorur nga kryeministri ul dhe kredibilitetin e vet qeverisë që ai drejton.
Partitë e koalicionit duhet të ulen dhe të diskutojnë. Ata që nuk i kryejnë punët si duhet, atëherë duhet të largohen. Mendoj së çështjet duhet të zgjidhen në këtë mënyrë dhe jo të dilet me fshesa. Këto gjera së pari rëndojnë negativisht personalitetin e vet kryeministrit si i pari i Qeverisë, pastaj ul dhe kredebilitetin e gjithë Qeverisë, kjo gjë është pak demode- tha Blerim Hyseni, opinionist.
Loading…



