Analisti dhe ish gazetari Blerim Hyseni, në emisionin “Koha për Pyetje”, në medial.mk, ka pohuar se partitë politike shqiptare në qeveri BDI dhe ASH, janë shpartalluar për shkak luftës së tyre për bajraktarizëm, të cilën e kanë ushqyer brendapërbrenda qeverisë.
“Tek shqiptarët akoma është aktuale, dha vazhdon të mbizotëron lufta për bajraktarizëm. Këtë e pamë edhe tani gjatë krijimit të Qeverisë se re me dy subjektet politike shqiptare në të. Gjatë kësaj kohe kemi pa një fërkim të vazhdueshëm të dy partive politike shqiptare BDI dhe ASH në qeveri për atë pozicionin e të parit në Qeveri. Dhe pikërisht kjo luftë për bajraktarin shqiptarë në Qeveri, shkatërroi koalicionin e këtyre tre subjekteve politike“.
Ai më tej shtoi se, e dëmshme ishte koalicioni të cilin e krijoj Zijadin Sela me Lëvizjen Besa, dhe kjo sipas tij ishte “vetëvrasje” të cilën e bërë vet Zijadin Sela për vetën.
“Zgjedhjet lokale demaskuan, politikat të cilat ishin vite më parë. ASH me pjesëmarrjen në qeveri, nuk ishte e vetëdijshme për rolin dhe forcën e sajë, dhe kualicionimi i sajë me Lëvizjen Besa shënoj “vetëvrasje”, për Zijadin Selën. Ky ishte gabim vizionar i një politikani si Sela, dhe gjitha pakënaqësitë pastaj burimin e kanë në atë marrëveshje të gabueshme të cilën e ka bërë ai me Besën”, tha mes tjerash Hyseni.