Alsat 2019-06-25T13:42:05+02:00
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me ftesë të Kryetarit të Kuvendit Nacional të Hungarisë z. Llasllo Kover, sot ishte prezent në aktin e ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së veriut në NATO nga ana e Kuvendit Nacional të Hungarisë.
Ratifikimin e mbështetën 153 deputetë të cilët të gjithë votuan njëzëri PRO.
Hungaria është vendi i 19 nga gjithsej 29 shtete anëtare të NATO-s që tashmë ka ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Loading…