MPB njofton se me datë 20.05.2025, në orën 08:20 në Pikën Kufitare Tabanoc, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria C.Z. (47) nga Hungaria. Gjatë kontrollit kufitar dhe inspektimit të veturës me targa hungareze që ai drejtonte, mbi xhamin e përparmë, në pjesën e tapicerisë, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ekspertiza është kryer nga ekipi i SPB Kumanovë, ndërsa droga është marrë për procedura të mëtejshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në konsultim me prokurorin publik, ndaj personit do të ngrihet kallëzim përkatës.