Vajza katër vjeçare Senije Lutfiu, e cila ditën e djeshme është shtypur nga një makinë në Çairçank të Shkupit ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Lajmi i dhimbshëm është kumtuar nga familjarët e vajzës.
Aksidenti tragjik ndodhi dje rreth orës 13:45 minuta. Edhe pse e vogla është dërguar në spital, megjithatë, plagët e marra nga goditja kanë qenë të forta, saqë ajo nuk ka arritur t’ju mbijetoj.