Në Universitetin e Tetovës, studentët e Fakultetit Juridik kanë mbajtur një seancë të improvizuar për rastet e veprave kriminale që kanë të bëjnë me vjedhje.
Sipas Bashkim Selmanit, tema e kësaj seance të improvizuar gjyqësore ka qenë “Mbrojtja e pasurisë nga vjedhjet e rënda”, kurse problemi në realitet paraqitet se krahas vjedhjes, për pronarët nuk ka dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar.
“Në bazë të studimeve shkencore në terren dhe nga anketimi me palët e dëmtuara, është konstatuar se 64.3 për qind e kësaj kategorie të dëmtuar nuk janë të kënaqur me drejtësinë për mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe të mirave materiale që burojnë nga e drejta private në Republikën e Maqedonisë. Shikuar në këtë prizëm, ngrisim zërin kundër kufizimit, rrezikimit dhe kërcënimit nga kriminaliteti pronësor në sistemin e gjyqësisë në Maqedoni”, tha profesor Selmani. Përndryshe, sipas Selmanit, duhet të merret parasysh që në reformat eventuale në sistemin e gjyqësisë në Maqedoni, të merret parasysh edhe ky segment i rëndësishëm për të mbrojtur të drejtat pronësore nga kriminaliteti pronësor/ koha