Me një ceremoni fetare të organizuar nga Myftinia e Shkupit, më datë 10 prill 2021, në Xhaminë e Dyqanxhikut, u promovua hafizi i ri i Shkupit, hfz. Hubejb Alili.Në këtë ceremoni, në një ambient gëzimi, prezentë ishin Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, kryetari i Kuvendit h.Fejsall ef. Kadriu, Shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë Evzal ef. Sinani, përgaqësues nga Myftinia e Tetovës dhe Dibrës, hoxhallarë e hafëzllarë dhe shumë mysafirë e besimtarë.
Programi filloi me Fjalën e All-llahut , me ashere të lexuar nga hoxha Besim ef. Azemi.Në fillim, me fjalë përshëndetëse në emër të familjes Alili pati muhafizi hfz. Abdulkerim ef. Ebibi i cili falenderoi gjithë të pranishmit për prezencën e tyre.Në cilësinë e nikoqirit të këtij organizimi të pranishmit i përshëndeti Myftiu i Shkupit Dr.Qenan ef. Ismaili i cili falënderoi të gjithë të pranishmit për prezencën e tyre në këtë ceremoni hifzi, duke shprehur mirënjohje ndaj familjes Aili dhe gjithë atyre që ishin hisetarë në këtë rrugëtim të hafizit Hubejb Alili.Myftiu mes tjerash shtoi.
“Nuk ka kënaqësi më të madhe se të prezentosh në këtë manifestim, ku kremtohet angazhimi, sakrifica disavjeçare e muhafizit hfz. Abdulkerim ef. Ebibi si dhe përkushtimi i hafizit të ri për të memorizuar fjalën e All-llahut.Pikërisht për këtë arsye, në kalendarin e aktiviteteve tona si Myftini e Shkupit, këto manifestime renditen në aktivitetet më të rëndësishme dhe më me peshë.Në fjalën e tij të rastit, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai pasi përshëndeti të pranishmit, duke filluar nga kryetari i kuvendit të BFI- së, përfaqësuesit prezent, anëtarët e komisionit të Hifzit, prindërit dhe familjarë të hafizit, mysafirë e xhematlinj tha mes tjerash:“Sot jemi këtu të përjetojmë gëzimin e madh tonin me rastin e shpalljes së hafizit të re nga Myftinia e Shkupit.Sot jemi këtu që të marrim shembull, të përurojmë dhe përgëzojmë si dhe ta festojmë veprën e madhe të muhafizit, të vlerësojmë arritjen, suksesin e madh të mbrojtëses së Kuranit Famëlartë, hfz. Hubejb Alili.”
Duanë e Hifzit e bëri përfaqësuesi i Myftinisë së Tetovës Idriz ef. Idrizi.Në fund, para gjithë të pranishmëve hafizit Hubejb Alili iu dorëzua diploma e hifzit të mbrojtur.Myftiu Dr.Qenan ef. Ismaili, i dhuroi hafizit të ri një pllaketë, dëshmi për kryerjen e Hifzit në emër të Myftinisë së Shkupit si dhe një kompjuter portativ (lap-top), dhuratë nga donator i Myftinisë së Shkupit.Lusim Allahun fuqiplotë që hafizit të ri ti jep shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen. Allahu e ruajt!