Hoxhë Zekerija Bajrami u ka bërë thirrje studentëve shqiptarë që të marrin pjesë në protestën për mbrojtjen e të drejtës për gjuhën shqipe, duke kërkuar nga ata që të jenë dinjitozë dhe të mos heqin dorë nga kërkesat e tyre legjitime.
Në mesazhin e tij, ai u ka bërë apel studentëve që të mos mungojnë në protestë dhe të kërkojnë të drejtën që u takon, duke theksuar se ata nuk po kërkojnë lëmoshë, por hisen e tyre të garantuar.
Thirrja e plotë e hoxhë Zekerija Bajranit:
Student i dashur, sot mos mungo, sot duhet të jesh në vendin e duhur, mos përto, dil dhe kërko të drejtën që të takon.
Zoti ju ndihmoftë, dhe dëshirën ua plotësoftë.
Keni kujdes gjatë protestës jini dinjitoz, mos gaboni të bëni gjëra që nuk përkasin me etikën e studentit, as me etikën tonë si komb.
Kërkoni të drejtën që ju takon, dhe mos lëshoni pe. Ne jemi popull që të huajën nuk e duam, por tonën nuk e japim.
Ju nuk kërkoni lëmoshë, por hisen që ju takon. Ju jeni ajka e popullit, ju jeni boshti kurrizor i shoqërisë.
Zoti ju forcoftë, Zoti ju bekoftë.
Paqa e Zotit qoftë me ju!


