Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriut në seancën e sotme solli vendim që të vazhdojë orën policore edhe për dy javë të tjera, dhe atë prej 22 mars deri më 06 prill 2021.
– Advertisment –
”Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot solli vendim që të vazhdojë orën policore deri më 06 prill 2021, nga ora 22:00 deri në ora 05:00, si masë për parandalimin e përhapjes së virusit dhe mbrojtjen e qytetarëve”, deklaroi për Alsat, zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha.